Sipas një studimi të ri, në botë ka të paktën 50 miliardë zogj të egër.
Referuar një artikulli të BBC, vetëm harabelët e shtëpive përbëjnë rreth 1.6 miliardë nga këto.
Dhe tre specie të tjera, gjithashtu kanë popullsi që tejkalon një miliard zogj. Megjithatë, shumica e specieve të zogjve janë të rralla, me rreth një në dhjetë specie, në më pak se 5,000 individë, thonë autorët e studimit.
Kjo “fotografi” e popullatës globale të shpendëve do të ndihmojë në përpjekjet për të shpëtuar zogjtë e veçantë nga zhdukja./Përgatiti Po.Al