Shifra interesante/ Sa qumësht, mish e vezë prodhon Shqipëria çdo vit?

28

Shqipëria prodhon mesatarisht 1.1 milionë ton qumësht në vit. Referuar të dhënave të INSTAT në 5 vitet e fundit,niveli më i lartë i prodhimit të qumështit në vend u arrit në vitin 2017 më 1 milionë e 156 mijë ton. Ndërsa në vitin 2018, prodhimi ra në nivelin e 1 milion e 114 mijë ton qumësht.

Sa i përket mishit, në vend prodhohen mesatarisht 160 mijë ton në vit. Në vitet 2017-2018 niveli i prodhimi të mishit peshë e gjallë është 161 mijë ton. Ajo që duhet evidentuar është vitet e fundit se ka një rritje në krahasim me vitet 2014-2015 ku niveli i prodhimit ishte përkatësisht 155 mijë ton dhe 158 mijë ton.

Sa i përket vezëve, në Shqipëri prodhohen më shumë se 800 milion kokrra në vit. Niveli më i lartë ishte ai i vitit 2014 kur u prodhuan 835 milionë kokrra. Më pas shifra ka ardhur në rënie, ku nivelin më të ulët e arriti në vitin 2017 me 811 milionë kokrra. Ndërkohë, gjatë vitit 2018 është konstatuar një “rikuperim” pasi numri i vezëve u rrit në 828 milionë kokrra.