Shqipëria renditet e dhjeta në Europë për prurjet monetare nga emigrantët (remitancat).
Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria përfitoi prurje nga familjet rezidente dhe jorezidente që punojnë jashtë vendit në vlerën 925 milionë euro, duke lënë pas vende si Franca, Kosova, Çekia etj.
Raporti i publikuar sot nga Eurostat mbi treguesit e remitancave, bën të ditur se, flukset e parave të dërguara nga banorët e Bashkimit Europian (BE) në vendet jo të BE-së, referuar si transfertave personale arritën në 35.6 miliardë euro, në 2018 krahasuar me 32.6 miliardë euro që ishte në vitin 2017.
Përfituesi kryesor i remitancave në Europë për vitin 2018 shënon Rumania me 2.9 miliardë euro, në vend të dytë Serbia me po 2.9 miliardë euro dhe Polonia me 2.9 miliardë euro.
Më pak përfituese nga puna jashtë vendit janë vendet e zhvilluara si Franca, Britania, Gjermania, Spanja.