Shifrat frymëzuese/ Shqipëria një nga prodhueset kryesore për agrumet mes vendeve europiane

35

Klima e favorshme mesdhetare me kohë shumë të mirë në pjesën më të madhe të vitit e rendit Shqipërinë në një nga prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve midis vendeve europiane.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi statistikat e bujqësisë, sipas të cilit prodhimi i agrumeve në vitin 2019 u rrit me 3,04%.

“Prodhimi i agrumeve gjatë 2019 është 46.882 tonë duke shënuar rritje me 3,04 %, krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në qarkun e Vlorës 31.774 tonë”, thuhet në raportin e INSTAT-t.

Prodhimi i agrumeve në Shqipëri përfaqësohet kryesisht nga kultivimi i mandarinës në rajonin jugor të Sarandës dhe Vlorës.