Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në shtatë mujorin e këtij viti llogariten në 7.2% të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e tretë tregtar.
Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në periudhën janar-korrik të vitit 2020 eksportet shqiptare drejt Gjermanisë u rritën me 10,1%, duke arritur një vlerë prej 9.4 miliardë lekësh.
Ndërsa importet shënuan një rënie të lehtë krahasuar nivel me vitin e shkuar.
Sipas të dhënave, nga Gjermania gjatë gjysmës së parë të vitit u importuan mallra me vlerë 25 miliardë lekë.
Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë” me rreth 5.4 miliardë lekë, pasuar nga grupi “makineri pajisje dhe pjesë këmbimi”me gati 1,1 miliardë lekë.