Shkencëtarët zbulojnë materialin më të vjetër që ekziston

90

Shkencëtarët që po analizonin një meteorit, kanë zbuluar materialin më të vjetër të njohur që ekziston në tokë. Ata gjetën thërrime rërë brenda një shkëmbi hapësinor që ra në tokë në vitet 1960 dhe që janë 7.5 miliardë vjeçare.

Më e vjetra nga thërrimet e rërës ishte formuar në yje që kanë lindur shumë kohë përpara sistemit tonë diellor. Kur yjet vdesin, pjesëzat e formuara brenda tyre fluturojnë në hapësirë.

Këto pjesëza para diellore më pas bëhen pjesë e yjeve, planeteve, hënave dhe meteoritëve të tjerë. Një ekip shkencëtarësh nga SHBA dhe Zvicra kanë analizuar pjesëzat që u gjetën në një copë të meteoritit Murchison, që ra në Australi në 1969. Për të përcaktuar moshën e grimcave, kërkuesit fillimisht përcaktuan sa gjatë kishin qëndruar ato të ekspozuara ndaj rrezeve kozmike në hapësirë.

Këto rreze janë pjesëza me shumë energji që udhëtojnë përmes galaksisë dhe penetrojnë lëndë solide. Disa prej tyre ndërveprojnë me lëndën me të cilën takohen dhe krijojnë elementë të rinj. Sa më shumë qëndrojnë të ekspozuar, aq më shumë nga këto elemente krijohen. Përllogaritja se sa elementë të rinj janë të pranishëm, i tregon shkencëtarëve sa gjatë grimca ka qenë e ekspozuar ndaj rrezeve kozmike.

Kjo në këmbim informon sa e vjetër është ajo. Dhe disa nga grimcat para-diellore rezultuan të ishin më të vjetrat të zbuluara ndonjëherë. Bazuar në përllogaritjet e shkencëtarëve, pjesa më e madhe e grimcave ishin 4.6 deri në 4.9 miliardë vjeçare.

Dielli ynë, për krahasim është 4.6 miliardë vjeç dhe toka 4.5 miliardë. Sidoqoftë, grimca më e vjetër e gjendur ishte rreth 7.5 miliardë vjecare.