Shkodër, asfaltohet rruga për 4 mijë banorë të disa fshatrave

151

Rruga “Dodë Qarri” në Njësinë Administrative Rrethina të Bashkisë së Shkodrës, ka nisur të rikonstruktohet.

Kilometri i parë, ka përfunduar dhe pritet të nisë puna për kilometrin e dytë të saj.

Rruga është një tjetër investim i Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë 120 milion lekë.

Impakti i saj pozitiv është për rreth 4 mijë banorë, duke qenë se është një rrugë lidhëse në mes disa fshatrave në Njësinë Administrative Rrethina