Shkodër, ekspozohen disqe gramafoni të viteve ‘900

270

Për herë të parë kanë dalë në dritë regjistrime muzikore unike të viteve ‘900, të realizuara në Shkodër nga “Columbia Production”.

Këto regjistrime u prezantuan në Muzeun Historik të Shkodrës, për t’u bërë pjesë e një mini-ekspozite të veçantë të titulluar “AR-KA Tingujsh”.

Me mbështetjen edhe të familjes Koliqi, është bërë e mundur të ekspozohen gramafonë me moshë njëshekullore.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar 93 disqe nga viti 1920 deri në 1940, koleksion i muzeut përveç këtyre dhe dy gramafona njëri gramafon është mekanik i vitit 1920 nga fondi Koliqi dhe tjetri një radio dhe gramafon nga viti 1920-1925 që punon me energji elektrike.

Këta gramafonë janë prodhuar nga kompania shkodrane “Colombia”, e cila regjistronte këngë në Shkodër dhe kishte ekskluzivitetin e shpërndarjes në territorin e Shqipërisë janë këngë tradicionale, përveç këtyre është muzika e bandave të qytetit në vitet ’20 dhe ’30.