Shkodër, mbyllet edicioni i 15-të i Çmimit “Pjetër Gaci”

328

Është mbyllur edicioni i 15-të i Çmimit “Pjetër Gaci”. Në këtë edicion morën pjesë rreth 120 konkurentë nga disiplinat: Piano, Harqe dhe Kanto. Audicionet u zhvilluan në datat 11-12 nëntor në Teatrin “Migjeni” dhe në sallën e koncerteve “Gjon Kapedani” pranë shkollës artistike “Prenkë Jakova” dhe finalja u mbajt natën e mbrëmshme, datë 13 nëntor, në Teatrin “Migjeni”. Fitues i këtij edicioni u shpall Luka Pavic – Violinë, 15 vjeç nga Podgorica. Çmimi i madh u dorëzua nga Paçalin Pavaci, violinisti nga Shkodra, i cili aktualisht është violinë e parë në Orkestrën Mbretërore të Sevilias, Spanjë.

15032834_996047730501094_7893854125936946215_n 14955888_996047607167773_7079380423065045520_n 15037330_996047507167783_3394955542445643994_n 15056318_996047623834438_5979386986854202393_n 15094457_996047417167792_3238821509311741380_n 15085595_996048023834398_4543914796417313636_n 15073354_996047923834408_7012960228464619097_n