Bashkia Shkodër vazhdon punën pa ndërprerje për pastrimin e kanaleve kulluese. Kjo shërben për kullimin e tokave bujqësore dhe evitimin e përmbytjeve të mundshme. Kësaj here po punohet për pastrimin e kanaleve kulluese në Njësinë Administrative Bërdicë.