Shkodër, rikonstruktohet rruga “Palokaj” në Berdicë

37

Njësia Administrative Berdicë në bashkinë e Shkodrës, është kthyer në kantier ndërtimi.

Aktualisht, po punohet paralelisht në tre rrugë shumë të rëndësishme dhe në zona të ndryshme të kësaj njësie administrative.

Projekti me vlerë 66 milionë lekë nga të ardhurat e bashkisë Shkodër, parashikon 1250 m2 asfaltim, bordura anësore 620 metër linear, vepra të ndryshme arti si riparim urash dhe kanale kullimi si dhe sinjalistkë vertikale dhe horizontale.