Dita Ndërkombëtare e Muzeve, hyrja falas për vizitorët

27

Muzetë sot në të gjithë vendin do jenë të hapura për publikun gjatë ditës e deri në mesnatë ku vizitorë do kenë mundësi të shijojnë një rrugëtim mes historisë dhe artit falas.

Të gjitha mund t’i zbuloni sot në një vizitë ndryshe. Me rastin e 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, muzetë, parqet arkeologjike dhe drejtoritë rajonale të vendit janë mobilizuar për të ofruar një buqetë të gjerë ngjarjesh për publikun, nga nxënësit e shkollave e deri te qytetarët artdashës.

Muzetë janë të shumtë në vendin tonë ku përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeun Etnografik në Berat, muzetë arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeun e armëve dhe atë Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj.