Shkodër/ Vijojnë punimet për rehabilitimin e bllokut të pallateve tek zona e Sahatit

56

Vijojnë punimet për rehabilitimin e bllokut të pallateve në rrugën ”Qemal Draçini” ose siç njihet në Shkodër tek Sahati. Deri tani ka përfunduar ndërtimi i rrjetit KUZ dhe KUB dhe ai i ujësjellësit.

Pas nivelimit, shtresës së stabilizantit do të jetë radha e asfaltit në rrugicat e këtij blloku. Paralelisht, do të punohet për sistemimin e sipërfaqeve të gjelbra, trotuaret dhe ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë.

Si në të gjitha ndërhyrjet e tjera të bashkisë së Shkodrës këto 3 vitet e fundit, ky projekt parashikon edhe ndriçimin e sinjalistikën rrugore, ndërsa do të ketë hapësira edhe për parkimin e mjeteve motorike të banorëve të këtij blloku banimi në qendër të Shkodrës.