“Qilimi shqiptar” në sheshin e rikualifikuar të Shirokës, nominohet për çmimin prestigjioz

81

“Qilimi Shqiptar”, në sheshin e ri në Shirokë frymëzuar nga identiteti kulturor i zonës nominohet për çmimin prestigjioz të arkitekturës botërore “Mies Van Der Rohe Award”.

Një lajm fantastik dhe një promovim të jashtëzakonshëm për Shkodrën.

Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës, e ka kthyer në qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.

Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total.