Çfarë të bësh kur të fusin pa dëshirë në grupin e chatit në WhatsApp? Ndiq këto hapa

70

Ishte diskutuar më parë dhe pritej që të ishte i aksesueshëm për të gjithë përdoruesit. Dhe ky është momenti. Të gjithë ata që kanë të shkarkuar aplikacionin e mesazheve, ndër më të përdorurit në botë, WhatsApp, kanë mundësinë të refuzojnë apo të mos pranojnë që të jenë pjesë e një grupi që hap dikush.

Çfarë do të thotë kjo? Askush nuk mund të të fusë në grupin e chatit, ku mund të jenë shumë persona anëtarë, nëse ti nuk jep një aprovim, ose më saktë nëse refuzon të japësh një OK. Por kjo do jetë sipas dëshirës personale.

Por çfarë duhet të bësh që ta aksesosh? Ke tre mundësi zgjedhje: 

1-Tek faqja e WhatsApp, shko tek Settings, Accounts dhe Privacy. Kliko ikonën Grupe dhe selekto opsionin ku sqarohet se nëse dikush do të të fusë në grup do të vijë një njoftim ose kërkesë dhe ti mund ta pranosh ose jo.

2-Mund të selektosh ikonën;që vetëm ata kontakte që i ke të regjistruar me emër dhe numër në telefon mund të të fusin në grup pa të nisur kërkesë.

3- Opsioni i fundit: Të gjithë edhe ata që nuk i ke në telefon tek lista e kontakteve mund të të fusin në grup pa të ardhur kërkesa.