Shkolla “Jeronim de Rada”, 1.35 mln USD për rikonstruksionin e plotë të saj

195

Shkolla “Jeronim de Rada” do të rikonstruktohet plotësisht. 1100 nxënësit e saj do të kenë kushte më të mira mësimi në klasa, me ngrohje në dimër, terrene të reja sportive e laboratorë modernë.

Ambasada e Katarit i ka dhuruar Bashkisë së Tiranës 1.35 milion dollarë për të bërë realitet rikonstruksionin e godinës, pas një marrëveshje të nënshkruar mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ambasadorit Ali bin Hamad Al-Marri.