Shkolla Verore Ndërkombëtare: Shkenca dhe praktika për trashëgiminë kulturore

20

Në kuadër të projektit “REACH – Përmirësimi i kapaciteteve kërkimore të arsimit të lartë Shqiptar, në ruajtjen dhe restaurimin e Trashëgimisë Kulturore”, u hap në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, Shkolla Verore Ndërkombëtare “Shkenca dhe Praktika për Trashëgiminë Kulturore”.

Pjesëmarrës do të jenë studentët nga universitete partnerë në projekt: Universiteti i Arteve i Tiranës, Universiteti Politeknik Tiranë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti Arkeologjisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Urbinos Carlo-Bo, Escola Superior de Conservacion e Restauracion de bens Culturais de Galicia, Pontevedra Spanjë dhe Qëndra për inovacion Fondazione Flamigna -Cifla, si partnere në projekt, të cilët punuan së bashku për të ngritur kapacitete dhe për të shkëmbyer përvoja në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Kjo shkollë verore është një nga aktivitetet më të rëndësishme ndërinstitucionale për të ndërthurur teorinë dhe praktikën, gjatë menaxhimit të trashëgimisë kulturore dhe praktikave më të mira për restaurim.

/ata.gov.al