“Dasma shkodrane” shkon në Korçë

4

Në kuadër të projektit “Stenda Lëvizëse: Vizito Shkodrën”, eventi i radhës do të ndalojë në qytetin e Korçës.

Kjo është një inisiativë që Shkodrën e çon drejt jug-lindjes, ku këto dy qytete, Shkodra dhe Korça, do të bashkohen në një festë të mrekullueshme të kulturës dhe turizmit.

Bashkia Shkodër ftoi qytetarët t’i bashkohen “Ditës Shkodrane në Korçë” që do të zhvillohet më datë 6 tetor 2023, ora 18:00 në Pazarin e Korçës.

Spektakli do të përfshijë një performancë emocionuese nga formacioni vokal dhe orkestral “ARKestra”, nën drejtimin artistik të profesor Lorenc Radovani.

/ata.gov.al