Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.
Lajmi është dhënë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila ka theksuar se, “kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti”.
“Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës”, ka bërë të ditur ambasada e SHBA në Tiranë.
“Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen.
Ambasada ka ftuar të gjithë të shohin me krenari poetin dhe romancierin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij.