Nis asfaltimi i lotit të 3 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë

41

Në lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka nisur puna për hedhjen e shtresësë asfaltike.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po punohet me ritëm të lartë në të tre lotet e këtij segmenti rruor.

Po ashtu, ARRSH thekson se teksa kanë avancuar punimet e gërmimit, ndërtimi i mureve terramesh dhe mureve gabion në lotin e tretë.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë nxit zhvillimin e turizmit në zonën e Pogradecit dhe Korçës, si dhe shkurton ndjeshëm distancën me Tiranën.

I gjithë financimi për ndërtimin e tre loteve të rrugës Qukës-Qafë Plloçë arrin në 255.8 milionë dollarë.

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e Juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, rruga lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ndërkohë, puna për ndërtimin e lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.

/ata.gov.al