Mbajtja e një qeni ul rrezikun e demencës

16

Kush mban një qen zvogëlon rrezikun e demencës.

Ata që kanë një qen zvogëlojnë rrezikun e vuajtjes nga demenca senile në pleqëri me 40%, një dukuri që është më i largët për pronarët e maceve.

Këtë e vërteton hulumtimi japonez i kryer nga Instituti Metropolitan i Geriatrisë dhe Gerontologjisë në Tokio.

Studimi përfshiu më shumë se 11 000 persona të moshës nga 65 deri në 84 vjeç – të cilët morën pjesë vullnetarisht në një anketë epidemiologjike të kryer nga bashkia e kryeqytetit, së bashku me një ekip studiuesish që ekzaminuan përqindjen e njerëzve që zhvilluan demencë midis 2016 dhe 2020.

Raporti i gjasave, që tregon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes, u llogarit si 0,6 për pronarët e qenve dhe 0,98 për pronarët e maceve, krahasuar me 1,0 për ata që nuk kishin asnjë kafshë shtëpiake.

Sipas Yu Taniguchi, studiuese në Institutin Kombëtar për Studime Mjedisore, kujdesi për një qen i ndihmon njerëzit të ruajnë zakonet e përditshme të stërvitjes dhe mundësitë për përfshirje sociale, një faktor që nga ana tjetër zvogëlon rrezikun e zhvillimit të demencës senile.

/ata.gov.al