“Shpërthejnë” portet/ Instat nxjerr shifrat: Volumi i mallrave tejkalon mesataren e tre viteve!

23

Volumi i mallrave të ngarkuara/ shkarkuara në porte në Mars, ka pësuar një rritje “rekord”, krahasuar me Mars 2020. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave, në Mars 2021, janë ngarkuar/ shkarkuar në porte 370.8 mijë ton mallra, duke ndjerë një rritje me afro 46%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraardhës.

Ajo që vihet re në fakt, është se rritja nuk është vetëm me vitin pandemik, por edhe me mesataren e muajve Mars të periudhës 2018-2020. Konkretisht, volume i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në Mars 2021 në porte është rritur me afro 14%, krahasuar me mesataren e këtyre 3 viteve.

Ndërkaq, sa i takon periudhës janar – mars 2021, volume i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me afro 15%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.