Shpresë për botën, kompania jep rezultatet e vaksinës kundër koronavirusit: Krijoi imunitet te pacientët

23

Kompania njoftoi të martën se asnjë prej pjesëmarrësve në provat me vaksinë nuk pati efekte anësore tepër shqetësuese, por disa prej tyre kishin raportuar reaksione të lehta si lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje muskujsh ose dhimbje në vendin ku u bë vaksina.

Zakonisht këto efekte ishin më të mundshme tek persona që morën dy doza vaksine ose u vaksinuan me dozë më të lartë, njofton ekipi shkencor në një artikull në revistën mjekësore New England Journal of Medicine. Një numër i vogël personash që morën dozën shumë të lartë patën të vjella, ethe dhe dhimbje koke.

Moderna ishte kompania e pare që filloi prova të vaksinës në njerëz më 16 mars, vetëm 66 ditë pas plotësimit të sekuencës gjenetike të mikrobit.

Ekspertët thonë se vaksina do të jetë zgjidhja përfundimtare e pandemisë.

Qeveria federale po mbështet kërkimet e kompanisë Moderna me afro 500 milionë dollar dhe e ka zgjedhur këtë kompani sin jë ndër të parat që do të zhvillojë prova me njerëz në shkallë të gjerë.