Rritet Fluksi i Turistëve të Huaj në Shqipëri
Shqipëria ka tërhequr mbi 11 milionë vizitorë të huaj nga janari deri në nëntor, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Të dhënat nga INSTAT tregojnë interes të shtuar për destinacionet shqiptare jo vetëm gjatë verës, por edhe në vjeshtë.
Përveç plazheve të mrekullueshme, turistët po zgjedhin Shqipërinë për kulturën, historinë, traditat dhe kulinarinë. Destinacionet më të vizituara përfshijnë Tiranën, Valbonën, Thethin, Gjirokastrën, Berat dhe Voskopoja.
Në nëntor 2024, Shqipëria u vizitua nga mbi 604 mijë turistë të huaj, një rritje prej 9.3% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar. Shumica e vizitorëve janë nga Evropa Jugore, ndërsa hyrjet për qëllime biznesi u rritën me 89.4%.
Këto shifra reflektojnë suksesin e Shqipërisë si një destinacion në rritje për pushime dhe aktivitete profesionale.
Referenca: ata.gov.al