Shqipëria do të hapë përfaqësi diplomatike në Sarajevë

8

Shqipëria është në procedurat finale të hapjes së përfaqësisë diplomatike në Sarajevë.

Bosnjë Hercegovina është vendi i vetëm në 6 vende të Ballkanit Perëndimor ku Shqipëria nuk kishte përfaqësi diplomatike.

I pyetur mbi marrëveshjet për pensionet, Igli Hasani informoi se është rënë dakord marrëveshja me Italinë për njohjen e kontributeve të pensioneve mes shtetasve shqiptarë në Itali dhe shtetasve italianë në Shqipëri.

Hasani tha se “jemi në hapat final të nënshkrimit të kësaj marrëveshje”.

Po ashtu, ai informoi se edhe me Greqinë është rënë dakord.

Gjithashtu, u fol edhe për diplomacinë ushtarake, ku u theksua se MEPJ është e koordinuar ngushtësisht me Ministrinë e Mbrojtjes për të parë angazhimet e ushtarakëve tanë në misione bazuar në zhvillimet e reja që paraqet aleanca euroatlantike.

Në përfundim theksohet edhe rëndësia e trajnimit të vazhdueshëm të Trupit Diplomatik, ndërsa në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është ngritur edhe Komisioni i Gradave. Duhet të krijohet një skemë e qartë që diplomatët të kenë trajnimin e nevojshëm në të gjitha hapat e karrierës së tyre.

/ata.gov.al