Shqipëria, e 16-ta në botë për bimët medicinale

90

Në totalin e eksporteve bujqësore pas grupit të perimeve të freskëta vijon të kryesojnë edhe eksportet e bimëve mjekësore. Prodhimi i Bimëve Medicinale dhe Aromatike (BAM) ka ardhur duke u rritur çdo vit në vend.

Përmes mbështetjes financiare nga Skema Kombëtare në Bujqësi dhe programi IPARD II është rritur në 2080 ha sipërfaqja e mbjellë me bimë mjekësore dhe aromatike, në këto vitet e fundit.

Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se sipërfaqja e zënë prej tyre ishte 6,331 ha, ndërsa prodhimi i realizuar afërsisht 15,000 ton. 95 % e këtij prodhimi është eksportuar në SHBA dhe Gjermani.

EUROSTAT e rendit vendin tonë të 16-tin në nivelin botëror për sa i përket eksporteve BAM.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi dhe Zhvillimit Rural për vitin 2021, financon deri në 100 mijë lekë fermerët që mbjellin bimë mjekësore e aromatike në vlerën 200 000 lekë për hektarë.

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë lloje bimësh, të cilat formojnë thuajse 32 % të të gjithë florës së Europës.

Eksporti i këtyre bimëve ka rritur të ardhurat për familjet e zonës dhe ka nxitur punësimin.

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike ka krijuar mundësi punësimi për rreth 100 mijë familje që jetojnë në zonat rurale të vendit. Ndërsa gjeneron rreth 18 milionë euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor.

Më 2020, Shqipëria ka eksportuar mbi 15.000 tonë bimë mjekësore dhe aromatike, me vlerë mbi 50 milionë euro.