Shqipëria e para në botë për rritjen e flukseve turistike, sipas Organizatës Botërore të Turizmit

19

Shqipëria është destinacioni turistik me performancën më të mirë në rritjen e fluksit të turistëve. Lajmin e bën të ditur Organizata Botërore e Turizmit, UNWTO, ku sipas saj Shqipëria kryeson me një rritje prej 18% gjatë 9 muajve të këtij viti.

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, pas Shqipërisë, në renditje vijon St.Marteen me 16% rritje të turizmit në terma fluksesh. Vijon më tej Etiopia, Hondurasi, Andorra, Puerto Riko, Republika Domenikane, Kuraçao, Kolumbia, El Salvadori dhe Islanda.

Nga janari deri në shtator vendin tonë e vizituan rreth 6,4 milionë turistë të huaj./PoAl