Shqipëria fiton 4 medalje ari në garat e skive në Kili

43

Sportistja Lara Colturi ka fituar 4 medalje ari në garat e skive që ka zhvilluar në Kili nën flamurin e Shqipërisë.

Colturi fitoi 4 medalje ari, 2 në Giant Slalom dhe 2 në Sllamom, duke tejkaluar çdo pritshmëri nisur nga mosha 16-vjeçare.

Lara tashmë është në Argjentinë, ku do të zhvillojë 4 garat e radhës në kuadër të sezonit të Amerikës Latine.

Lara është vajza e ish-medalistes Olimpike Italiane Daniela Ceccarelli, e cila është edhe drejtoresha teknike e Federatës Shqiptare të Skive. Të dyja kanë nënshtetësi shqiptare.