Shqipëria heq vizat me një tjetër shtet

151

Shqipëria ka hequr zyrtarisht vizat me shtetin e Guajanës.

Vendimi i miratuar më 4 mars nga Këshilli i Ministrave shpjegon qartë se të gjithë qytetarët e vendit tonë mund të fluturojnë pa nevojën e një vize drejt shtetit Amerikano Jugor.

Guajana kufizohet me Brazilin, Venezuelën, Surinamin dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik.

Republika Ko-operative e Guajanës ka qenë për shekuj me radhë koloni e shteteve si Holanda, Franca dhe Anglia. Guajana u bërë e pavarur nga Britania e Madhe me 26 maj 1966 edhe me 26 shkurt 1970 presidenti Forbes Burnham nga People’s National Congress (PNC) ka deklaroi që Guajana të jetë një republikë kooperative.

Vendi ka një popullsi prej 750 mijë banorësh, me shumicë besimin katolik dhe gjuha zyrtare që flitet është anglishtja, ndërsa monedha kombëtare quhet dollari guajanez.