Shqipëria ka shënuar nivelin më të ulët historik të papunësisë, me vetëm 8.8%. Kjo përqindje i referohet grupmoshës 15 vjeç e lart dhe përfaqëson një rënie të konsiderueshme, duke u bërë niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Ky rezultat vjen si pasojë e reformave të qëndrueshme në tregun e punës, mbështetjes së të rinjve, grave dhe grupeve në nevojë, si dhe promovimit të arsimit dhe formimit profesional. Tregu i punës vazhdon të jetë një nga pikat më të forta të ekonomisë shqiptare, dhe synimi është krijimi i më shumë mundësive dhe një treg pune më gjithëpërfshirës.
Referenca: ata.gov.al