Shqipëria hodhi hapin e fundit për t’u bërë anëtare e plotë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, duke miratuar të enjten në Kuvend marrëveshjen përkatëse.
Ratifikimi në Kuvend i kësaj marrëveshjeje, është një akt i rëndësishëm që paraprin anëtarësimin e plotë në këtë bashkim forcash me aleatët tanë.
Anëtarësimi i Shqipërisë në mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes civile për të gjitha llojet e fatkeqësive, natyrore dhe të shkaktuara nga dora e njeriut.