Shqipëria, operacione për tërheqjen e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë vendit

137

Shqipëria do  të tërheqë shqiptarët që kanë mbetur jashtë territorit të vendit pas mbylljes së kufijve në kuadër të masave parandaluese ndaj pandemisë.

Janë bërë disa tërheqje deri më tani nga Spanja, Bullgaria, Gjermania, Rumania, Franca e Emiratet e Bashkuara.

Po ashtu, sipas planit të qeverisë do organizohen operacione për tërheqjen e shqiptarëve në Itali, Angli, Zvicër, Greqi e vende të tjera.

Sa i përket Kroacisë, do të mundësohet krijimi i kushteve që ata të vijnë në rrugë tokësore. Shqipëria momentalisht nuk ka linjë direkte ajrore me të gjitha vendet dhe do të caktohen disa destinacione ku do të mblidhen.