Shqiptari fiton vendin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës

28

Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës 2019 në Brazil e fitoi një shqiptar

Artisti i vendosur prej vitesh në Rimini të Italisë, Agim Sulaj, fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës 2019 në Piracicaba të Brazilit.

Artisti, i vendosur prej vitesh në Rimini, Itali, është i njohur për veprën “Valixhja e Emigrantit”, me të cilën ka fituar çmimin “Aydin Dogan International Cartoon Competition”, në vitin 1990.

“E kam të gjallë edhe sot ditën e largimit nga porti i Vlorës drejt Italisë. Kisha me vete një valixhe, si shumë emigrantë dhe valixhja si një copë atdheu të rëndon në shpirt”, shprehet artisti për veprën “Valixhja e Emigrantit”.