Shqiptari kthehet në hero në Suedi, futet mes flakëve dhe shpëton fqinjët

30
Një zjarr i rëndë shpërtheu në një bllok banesash në Alby të Suedisë të dielën në mbrëmje. Sipas mediave vendase një shqiptar së bashku me fqinjët e tjerë janë kthyer në heronj, duke u ardhur në ndihmë të rrezikuarve dhe duke shpëtuar një burrë.
 
Flakët që përfshinë zonën ishin shumë të mëdha dhe nëse fqinjët nuk do të ndërhynin me shpejtësi zjarri mund të shkaktonte edhe viktima. Zjarri fillimisht kishte rënë në kuzhinën e banesave dhe më pas ishte shpërndarë me shpejtësi ku brenda ishte një person. Ishte shqiptari Kelman Qibini i cili ishte futur i pari për të shpëtuar fqinjët. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Matilda kishin vetëm tre muaj që ishin transferuar në zonë, por që sot janë kthyer në heronj të vërtetë.
 
Kelmani arriti të nxirrte jashtë një burrë me plagë nga zjarri.