Shqiptari prezantoi librin e tij me rrëfime në Universitetin e Harvardit

37

Autori dhe filantropisti shqiptar, Faton Bislimi, ka prezantuar në Universitetin e Harvardit librin e tij me rrëfime mbi shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit në SHBA, shkruan albinfo.ch.

Gjatë studimeve dhe qëndrimit të tij në SHBA, Bislimi ka bashkëpunuar ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për çështjet shqiptare.

Ai njihet edhe si filantropist i suksesshëm; përmes fondacionit arsimor, Bislimi ndihmon studentët shqiptarë të kryejnë studime në SHBA dhe Kanada.