Shqiptari ‘pushton’ mediat në SHBA, u jep pica policëve amerikanë në Texas

42

Shqiptarët ka vite që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe po zhvillojnë bizneset e tyre.

Një prej tyre është edhe Mergim Lala, i cili ka mbi tre dekada që jeton dhe vepron në Houston të Texasit.

Ai udhëheq me sukses një biznes familjar të picerisë, “Brother’s Pizza”, i cili vlerësohet shumë nga komuniteti amerikan, por edhe policia e këtij vendi.

Lala vendosi që gjatë ditës së sotme të qeras me pica uniformat blu në shenjë të mirënjohjes për punën që bëjnë në “District 1”.

“Vazhdoni me punën e mirë në District 1. Komuniteti juaj ju vlerëson”, shkruan ai.

Piceria e shqiptarit ka marrë edhe vëmendjen e mediave amerikane.