Shqiptari që kandidon në Suedi për Parlamentin Europian

63

Adnan Dibrani, lindur në Mitrovicë dhe që ka shkuar si refugjat në Suedi në vitin 1992 kandidon për deputet në Parlamentin Europian. Ai është anëtar i parlamentit suedez për Socialdemokratët. Dibrani u zgjodh në parlamentin suedez në vitin 2014 ku përfaqëson zonën elektorale të Hallandit.

Dibrani është një ekonomist i trajnuar dhe ka punuar si punonjës banke. Në politikë, ai është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e pacientit, LSS dhe sistemin e taksave.

Gjatë vitit 2010-2014, Adnan Dibrani ishte përgjegjës për pyetjet rreth CSN dhe shëndetit të studentëve për Socialdemokratët. Ai është anëtar i bordit të Inspektimit të CSN dhe bordit të Inspektimit të Zyrës Suedeze të Auditimit Kombëtar.

Pas këtij rrugëtimi, Dibrani është një nga kandidatët e Socialdemokratëve për Parlamentin Europian në zgjedhjet e vitit 2019.