Shqiptarja e parë e emëruar në OKB si eksperte e pavarur për të drejtat e njeriut

41

Avokatja Klentiana Mahmutaj prej vitesh ushtron profesionin e saj në Angli. Këtë vit ajo është emeruar nga Këshilli i të Drejtave të njeriut në OKB si eksperte e pavarur në Procedurat Speciale të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë. Kjo është hera e parë që një shtetas shqiptar emërohet nga Kombet e Bashkuara në këtë pozicion.

Klentiana Mahmutaj është një ambasadore e shkëlqyer e vlerave shqiptare një ndër modelet më të mira për shqiptarët kudo ato jetojnë. E lindur në fund të viteve shtatëdhjetë ajo emigroi në moshën 19 vjeçare, pasi siguroi një bursë për të studiuar në një universitet Anglez. Ajo filloi studimet për drejtësi në Britani, pas një viti në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Klentiana Mahmutaj do të jetë pjesë e një grupi ekspertësh të pavarur nga pesë zona gjeografike specifike të botës, Europës Perëndimore dhe shtetet e tjera, Europa Lindore, Azi-Paqësori, shtetet afrikane, Amerika Latine dhe Karaibet. Mandati i saj zgjat 3 vjet dhe Klentiana do e kryej detyrën e saj edhe në kombinim me profesionin e avokatisë në Londër.