“Shtëpia e Kuajve” në Korçë, destinacion turistik i aventurës

2

Korça, pa diskutim është kthyer në epiqendrën e turizmit të juglindjes së vendit, ku veç pikave më të bukura turistike, muzeumeve dhe gatimeve tradicionale të zonës, nuk duhet lënë pa vizituar edhe ferma e kuajve në fshatin Turan.

“Shtëpia e Kuajve” është një sipërmarrje krejt e veçantë ku krahas hotelit, pista e hipizmit është kthyer në një destinacion turistik, ku mund të shijohen edhe gara me kuaj dhe përbën një destinacion të vizitueshëm për turizmin familjar dhe sportet e aventurës.

Disa ditë më parë ishte Kryeministri Edi Rama që ndau në rrjetet sociale pamjet sa elegante, aq edhe dinamike, të shëtitjeve me kuaj që dhurojnë fshatrat Polenë dhe Lavdar në Korçë.

/ata.gov.al