Shtëpia e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli do të shndërrohet në muze

60

Shtëpia e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli do të shndërrohet në muze.

Këtë javë, në 89-vjetorin e lindjes së kolosit të letrave, bashkia e Tiranës, me dëshirën e fëmijëve, do të kalojë në pronësi të saj shtëpinë e poetit dhe shkrimtarit, në Rrugën e Dibrës, për ta shndërruar në një muze, që mund të vizitohet nga të gjithë dashamirësit e veprave të tij.

Shtëpia e Agollit, e cila ndodhet në të njëjtin pallat me shtëpinë e shkrimtarit tjetër të madh, Ismail Kadare, në Rrugën e Dibrës, do të shndërrohet në muze, njësoj siç u veprua pak kohë më parë me shtëpinë e Kadaresë.

Pallati i famshëm ku kanë jetuar dy nga kolosët e letrave shqipe, i cili është projektuar nga arkitekti Maks Velo në vitin 1972, është rikonstruktuar plotësisht. Në njërën nga faqet e pallatit është vendosur edhe një murale, që personifikon Agollin, Kadarenë dhe Velon.