Shtëpisë 139 vjeçare i vendosen rrota për ta zhvendosur në një zonë të re banimi

25

Një shtëpi viktoriane e ndërtuar në vitet 1880 është zhvendosur përmes rrugëve të San Francisco, SHBA. Prona prej 480 m2 njihet si Shtëpia Englander dhe u zhvendos nga adresa e saj origjinale në një vend të ri gjashtë blloqe larg.

Procesi i lëvizjes fizike të shtëpive quhet ‘zhvendosja e strukturës’ – diçka që vendasit e San Franciskos nuk e kanë parë të ndodhë për gati 50 vjet. Dikur ishte një dukuri më normale, por ndërsa qytetet bëheshin gjithnjë e më urbane, kjo nuk dukej mirë.

Me 39% të emisioneve globale të karbonit që vijnë nga sektori i ndërtimit, ky proces mund të jetë një mënyrë për të ruajtur reliket arkitektonike historike dhe për të kursyer në emetimet e karbonit gjithashtu.