Shtohen fluturimet në Rinas, ja destinacionet e reja

58
CIT Aerospace 737-MAX8 Artwork K65921

Me afrimin e sezonit veror, fluturimet nga dhe drejt Rinasit sa vijnë e po shtohen.

Tirana International Airport (TIA) njoftoi se duke filluar nga 7 maj 2021 Swiss Edelweiss rinis fluturimin direkt nga Zyrih në Tiranë dhe kthim me operim një herë në javë, të Premteve.  Shpresohet të rifillojnë dy herë fluturimet në javë nga qershori gjatë gjithë sezonit të verës.

Më tej, që nga qershori Lufthansa Group do të rrisë frekuencat e fluturimeve për në Vjenë, Frankfurt, Zyrih dhe Mynih duke ofruar një gamë të gjerë të lidhjeve me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe duke rritur sasinë e destinacioneve të ofruara për / nga Shqipëria në të gjithë botën, njoftoi TIA.

Pak ditë më parë filluan fluturimet dhe charterat e parë me turistë. “SkyUp Airlines ishte linja e parë ajrore që rifilloi fluturimet turistike midis Ukrainës dhe Shqipërisë. SkyUp Airlines rifilloi fluturimin nga Kyiv Borispol (KBP) për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ‘Nënë Tereza’ (TIA) më 25 Prill. Shërbimi fillimisht do të bëhet dy herë në javë, të enjteve dhe të dielave duke përdorur avionët Boeing 737-800, duke u rritur në 5 fluturime në javë nga fundi i majit” thuhet në njoftimin e TIA.