Shtypi francez vlerëson Ermonela Jahon: Interpretim magjepsës, do t`i bënte dhe gurët të qanin

99

Ermonela Jaho shkëlqeu në “Traviatën” e Verdit, duke elektrizuar “Operën e Bastijës”, Paris e duke marrë nga shtypi vendas ”Toute la Culture” vlerësimet më të mëdha.

Ajo e mishëron aq mirë personazhin e Violetës sa mund të thuhet se së bashku me Madame Butterfly, janë absolutisht të preferuarit e saj. Një triumf shpërthyes të cilin e ndau edhe me dy kolegët e skenës Charles Castronovo dhe Ludovic Tézier.

Në formë të jashtëzakonshme ishte edhe orkestra dhe kori i operës nën dirigjimin e Karel Mark Chicon. Por ishte Violeta ajo që rrëmbeu më së shumti zemrat e publikut, një interpetim i shkëlqyer si fizikisht, ashtu edhe vokalisht.

Zëri i Ermonelës përshkruhet si një përzierje force dhe brishtësie që ka magjepsur të pranishmit, një interpretim që siç thotë shtypi francez, do t`i bënte dhe gurët të qanin.