Marrëveshja me Italinë, ja vendimi i ri që lehtëson emigrantët shqiptarë

122

Qytetarët shqiptarë nuk do kenë më nevojë të certifikojnë vërtetimet që u nevojiten në shtetin fqinj nga Ambasada Italiane.

Kjo është bërë e mundur falë një marrëveshjeje mes dy vendeve dhe do shpëtojë shumë shqiptarë nga xhirot e gjata te përkthyesi, noteri, certifikimi në Ambasadën Italiane e në Ministrinë tonë.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë, kosto totale që do u kursehet shqiptarëve nga heqja e këtij detyrimi arrin në 2.6 milionë euro.