Si në Norvegji, qytetari nga Kosova vendos qese me mollë për kalimtarët

202

Ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat e tepërta t’ua japin fqinjëve duket se po ndiqet si trend edhe në Kosovë.

Një profesor nga fshati Shajkovc i Podujevës ka vendosur pranë oborrit të shtëpisë së tij disa qese me mollë, në mënyrë që të hanë edhe ata që nuk kanë.

Kushdo që kalon pranë shtëpisë së tij, mund të marrë një qese me mollë, pa qenë nevoja që të marrë leje.