Si ta rrisni trumzën në kushtet e shtëpisë

18

Trumza është një bimë me shumë përdorime. Janë plot 50 varietete të kësaj bime që përdoren në gatim dhe për zbukurim. Aroma e saj kompleton shijen e çdo gatimi.

Trumza që përdoret në kuzhinë njihet si Trumza Angleze. Kërcenjtë e saj janë të mbushura me lule të vogla në formë ovale. Kjo bimë mund të arrijë deri në 30 centimetra, ndonëse disa lloje të saj janë më të shkurtra. Ka varietete të tjera të trumzës që zvarriten dhe janë ideale për zbukurimin e kopshteve ose gurëve.

Trumza e limonit është një tjetër varietet shumë i dashur, posaçërisht për aromën e agrumeve. Ajo përdoret si për zbukurimin e kopshteve por edhe në gatime. Një nga kultivarët e këtij varieteti ka gjethe të verdha dhe zgjerohet horizontalisht. Ajo konsiderohet si një mbulesë shumëngjyrëshe e lëndinave me lulet e saj ngjyrë të verdhë, të kuqe dhe jeshile.

Trumza herbale (Thymus herbabarona) është shumë aromatike. Ajo ka gjethe me ngjyrë jeshile të errët.

Rritja e trumzës
AgroWeb.org ju sugjeron që të blini më mirë fidanë të gatshëm se sa ta rrisni trumzën direkt nga fara, duke qenë se në këtë mënyrë ajo do të lëshojë rrënjë shumë ngadalë dhe do të rritet në mënyrë të çrregullt. Mund të merrni degën e një bime ekzistuese të trumzës dhe ta rrisni atë. Trumza e adhuron diellin. Ajo kërkon një tokë të kulluar mirë, por është bimë e pavarur dhe kërkon hapësirë nga simotrat e saj, të paktën në 30 centimetra. Gjatë dimrit, trumza ka nevojë tëeuml; qëndrojë ngrohtë. Halat e pishës janë ideale për të mbuluar bazën e bimës dhe mbrojtur atë nga ngricat. Gjatë pranverës dhe verës duhet ta krasisni trumzën, e cila ka tendencën të shpërthejë dhe të zerë shumë hapësirë.

Mbledhja dhe ruajtja
Gjethet dhe degët e trumzës mund të mblidhen gjatë gjithë verës. Por nëse dëshironi ta thani trumzën, atëherë mblidhini degët, lidhini së bashku dhe varini kokëposhtë në një vend të ajrosur mirë dhe në hije. Gjethet mund t’i thani, piqni ose ngrini veçmas. Nëse dëshironi, mund t’i ruani në një enë të mbyllur mirë.

/agroweb.org