Si të shkëputim fëmijët nga smartfonët dhe ekrani i televizorit. Shqetësimit të shumë prindërve për një pasurim të kohës së lirë të fëmijëve i kanë dhënë zgjidhje shkollat që janë të hapura edhe pasdite për aktivitete te ndryshme sportive.
Janë 40 shkolla në kryeqytet të cilat në bashkëpunim me bashkinë dhe shoqata kulturore sportive, kanë mundësuar përdorimin e palestrave.
Një prej tyre është edhe shkolla 9-vjeçare e “E kuqe”, e cila përdoret për sportin e basketbollit nga fëmijët 8 deri në 16 vjeç. Mateo dhe Alteo janë dy prej nxënësve, të cilët orët e pasdites i kalojnë duke mësuar basketbollin.
Trajneri i këtyre nxënësve thotë se interesimi i prindërve për të përfshirë fëmijët në aktivitete sportive jashtë shkollore është rritur.
Janë 270 shkolla në të gjithë vendin të shfrytëzohen për veprimtari sportive, artistike dhe sociale. Shoqëri private, kundrejt një pagese minimale që mund të arrijë deri në 2 mijë lekë në muaj për një fëmijë, ofrojnë aktivitete në fusha të ndryshme. Në këtë mënyrë fëmijët zbaviten, duke u shkëputur deri diku nga interneti që ndonjëherë megjithëse i mban fëmijët brenda krijon pasiguri për të miturit.