Si të jemi bashkë, duke qëndruar larg

28

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të vetmen rrugë përmes së cilës mund t’ia dalim në gjithë këtë situatë të krijuar prej sëmundjes së koronavirusit.

ISHP-ja shpjegon mënyrën si të jemi bashkë duke qëndruar larg njëri-tjetrit.

Pika e parë: Mos jepni dorën, mos përqafoni apo mos puthni, vetëm nëse jetoni bashkë.

Së dyti: Mos shkoni në restorante, bare, festa.

Së treti: Rrini dy metra larg nëse është e mundur

Së katërti: Shmangni këto kohë kontaktet e fëmijëve me gjyshërit.

Së pesti: Mbani kontakte me njëri-tjetrin përmes kompjuterit apo telefonit.

Më tej, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se nëse nuk ndiheni mirë, izolohuni në shtëpi.