Si të menaxhoni frikën që nuk ju lë të përparoni

325

Sapo ju është dhënë mundësia më e mirë e jetës dhe juve ju duhet që të merrni një vendim. Gjithsesi, marrja e një vendimi të tillë nuk është aspak e lehtë, sepse kërkon që ju të ndryshoni pothuajse tërësisht mënyrën tuaj të jetesës ose të dilni nga zona juaj e komfortit.

Një pjesë e juaja dëshiron që ju ta pranoni një mundësi të tillë, ndërsa një pjesë tjetër nuk ju lejon, sepse i duket një sfidë e paarritshme.

Rrini larg njerëzve negativë

Mos lejoni askënd, qofshin këta familjarë, të afërm apo miq që të ndikojnë në uljen e vetëvlerësimit dhe besimit që ju keni për veten. Nëse ata nuk ju mbështesin në idetë që ju keni, atëherë mos ua tregoni atyre planet tuaja. Hiqni dorë nga gjetja e vazhdueshme e justifikimeve. Mos harroni se fillimi i mirë është gjysma e punës, prandaj përqafojeni çdo mundësi të re që ju jepet. Edhe në rast se nuk do të keni sukses të paktën nuk do të rrini me dyshimin, “po sikur ta kisha ndërmarrë atë sfidë çfarë do të kishte ndodhur”.

Injoroni njerëzit xhelozë 

Zakonisht një çështje e tillë nuk ka të bëjë me ju, por me të tjerët. Kolegët po mundohen që t’ju vënë frerë nën rrota, sepse mbase e kanë kuptuar se ju jeni më të mirët dhe mund të përparoni më shumë se ata. Prandaj, mos lejoni në mënyrë absolute që të tjerët t’ju mërzisin.

Mos u frikësoni

Jo gjithçka do të jetë e përsosur. Do të keni ulje dhe ngritje, por kjo nuk do të thotë që ju të frenoheni nga frika që keni nga e panjohura. Gjërat edhe mund të mos shkojnë ashtu siç ju e keni menduar apo planifikuar, por frika për të ndërmarrë sfida të reja, do të bëjë që ju të rrini gjithmonë në të njëjtin nivel dhe të mos avanconi asnjëherë.

Të prisni për kohën ideale

Mos prisni që të vijë asnjëherë koha ideale, sepse nëse do të rrini në pritje, ajo nuk do të vijë kurrë dhe mos harroni që momenti i duhur mund të jetë pikërisht tani.

Gjithashtu ju nuk do të jeni asnjëherë gati 100 për qind. Këshillohet që ju të keni guximin e duhur për t’u hedhur në sfida të reja, sepse vetëm fillimi mund të jetë i vështirë, pastaj gjërat përmirësohen me kalimin e kohës. Ju mund t’i plotësoni pjesët e munguara të “puzzle” tuaj gjatë rrugës.

Burimi: Revista Monitor