Si të Ruani Hudhrat me Këto Metoda Interesante

20

Hudhra është një përbërës që vështirë të mungojë në recetat shqiptare, qoftë ato moderne apo edhe ato të brezave të shkuar.

Përveç shijes fantastike, hudhra është një nga ushqimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë rregullisht.

Hudhra ndihmon të largojë parazitët nga organizmi, ul kolesterolin e keq dhe mbron dhëmbët.

Kjo barishte me aromë të ndezur është aq e domosdoshme për ushyerjen e shëndetshme, sa mënyrat për ruajtjen sa më efikase të saj janë shumë të nevojshme.

Nëse mendoni se ruajtja afatgjatë e hudhrës është një kokëçarje më vete, atëherë në këtë artikull të AgroWeb.org do të ndërroni shumë shpejt mendje.

Metoda e parë

Rekomandimi kryesor është që të ruani kokëzën e hudhrës të paprekur e jo të shpërbërë.

Në këtë mënyrë zhardhoku do të qëndrojë në gjendje të mirë për disa muaj.

Ndërkohë, nëse thelbinjtë e hudhrës nuk qëndrojnë të bashkuar atëherë ato do të zgjasin për 3-10 ditë.

Hudhra duhet ruajtur në një zonë të freskët dhe të errët.

Drita dhe lagështia mund të përshpejtojnë formimin e mykut.

Qese letre me vrima

Merrni një qese letre dhe paloseni në dysh.

Më pas, hapni vrima në mënyrë që të ndihmoni në ajrimin e hudhrave.

Futini thelpinjtë e bashkuar brenda, paloseni dhe vendoseni në një sirtar të freskët, të thatë dhe të errët.

Mbylleni qesen e letrës sërish dhe në këtë mënyrë do të garantoni ruajtjen e freskisë së hudhrave për deri në 6 muaj.

Hudhrat në qese rrjetë

Hudhrat mund t’i ruani në një qese rrjete, të cilën duhet ta mbyllni mirë dhe ta ruani në një vend të freskët, të errët e të thatë.

Prej qeses mund të nxirrni nga një kokërr hudhër dhe në këtë mënyrë freskia do të zgjasë 6 muaj.

Hudhrat e qëruara në qese plastike

Qërojini hudhrat dhe grijini trashë dhe më pas futini në qese plastike me mundësi mbylljeje (si qeskat e farmacisë).

Qesen mund ta fusni në frigorifer dhe të ruani freskinë e hudhrës.

Në të njëjtën mënyrë mund të ruani edhe xhenxhefilin.

Thjesht duhet të siguroheni që qesja do të jetë e puthitur mirë pas çdo hapjeje.

Në të njëjtën mënyrë është të fusni thelpinjtë e paqëruar në një qese të ngjashme.

Ato mund të zgjasin për një muaj.

Hudhrat në ngrirje ose turshi

Merrni një formuese akulli dhe në vend të ujit mbushini kubikët me thelpinj të grirë hudhrash dhe vaj ulliri.

Më pas vendoseni në ngrirje, një proces që zgjat 5-8 orë.

Në këtë mënyrë, thelpinjtë e hudhrës mund të qëndrojnë një vit.

Hudhër e pjekur 

Piqini kokrrat e plota të hudhrës duke i lyer me vaj ulliri dhe futur në një qese kuzhine letre.

Hudhra duhet të jetë bërë e qullët dhe me të mund të mbushni kubikët e akullit dhe futini në ngrirje ku mund të mbahen për 3 muaj.

/ata.gov.al